Virgjeria

Për vajzat, virgjëria shpesh vlerësohet si diçka e rëndësishme. Shumë presin princin e kaltër për të kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Për mua nuk ka qenë kështu. Ka shumë arsye pse gjithmonë kam dashur që virgjërinë ta humbja me dikë me të cilin nuk do të më lidhte asgjë më pas. Nuk isha fare e re kur mora vendimin të humbja virgjërinë. Madje isha vonë.
Shoqet e mia kishin vite që kishin lluar aktivitetin seksual dhe të jem e sinqertë nganjëherë ndieja zili kur më tregonin sa ishin kënaqur me të dashurit. Isha 18 vjeçe, në vit të parë të shkollës së lartë. Fillimisht jetova në konvikt, pastaj u zhvendosa në një shtëpi të vogël bashkë me katër shoqe shkolle. Nuk isha fare e paditur, se kënaqësitë seksuale i kisha provuar përmes masturbimit. Nuk kisha provuar penetrimin, por më ishte bërë zakon që sa herë isha vetëm lloja e fërkohesha.
Kisha pasur të dashur, isha puthur me epsh, por nuk kisha shkuar deri te seksi. Dhe doja ta provoja, të shkoja përtej eksitimit që më krijonte prekja e organit mashkullor. Sigurisht për herë të parë po shkruaj ashtu siç kam menduar dhe kam vepruar në të vërtetë, se e di që po t’i thuash këto gjëra me zë të lartë konsiderohesh kurvë. Kurvë që nuk ka bërë asnjëherë seks! A nuk tingëllon për të qeshur? Por ne jemi shoqëri që moralin e kemi shumë për zemër. Nuk bashkëjetojmë dot me të vërtetën dhe akoma e kemi seksin si mollën e ndaluar.
Deri atëherë nuk kisha bërë seks vetëm se nuk ishin krijuar rrethanat. Nuk po prisja princin e kaltër se e kam kuptuar shpejt që me shumë gjasa nuk ekziston fare ai njeriu perfekt si nëpër përralla. Ama jeta ka plot gjëra të tjera të bukura, që ia vlen t’i jetosh e t’i shijosh. Ishte dimër, periudha e festave të fundvitit. Dola me shoqërinë për jetë nate, pa ndonjë qëllim të përcaktuar. Ama që në momentin që ma prezantuan F-në e ndava mendjen që nëse ai do të ishte i gatshëm, do të bëja seks me të. Ai nuk ishte i shëmtuar, por nuk mund të them as se ishte i bukur. Për një natë seks ishte në rregull.
E dija që mes vajzave që ishim aty nuk do të më kishte zgjedhur mua, por nuk më krijonte asnjë ndjesi kjo gjë. Iu afrova vetë, pasi i kisha kthyer nja dy gota, që të sillesha shpenguar. Nuk është e vështirë të tërheqësh një mashkull për në shtrat.
Shumicës së meshkujve u duket arritje që një femër t’ua lërë që në natën e parë. I kërkova të dilnim jashtë. Në lokal ajri ishte bërë i rëndë. Aty ai m’u afrua për të më puthur dhe kuptohet që unë atë po prisja. I thashë që të shkonim në shtëpinë time. Shoqet i kisha në lokal. Edhe pse kishte kthyer disa gota, e pashë befasinë në sytë e tij. Duhej ta kishte për herë të parë që një femër e ftonte në shtëpi sapo e njihte. Kurse unë kisha seksin me një mashkull për herë të parë. Por këtë ai nuk kishte pse ta dinte.
Rrugës më kërkoi të ndalonim në një farmaci. E kuptova që do të blinte prezervativë. Kushedi ç’mendonte! Me të tijën, unë do të isha nga ato që e bëja vazhdimisht këtë punë. Sa kollaj të paragjykojnë në këtë vend! Kisha puthur edhe më parë, por puthja që më dha sapo hymë në shtëpi më bëri të dridhesha. Më ngjeshi pas murit dhe më puthi buzën, qafën e vazhdoi të zbriste poshtë. E ndieja penisin e tij që ngjeshej pas trupit tim.
Nuk kisha frikë, doja ta provoja atë kënaqësinë që mendoja se do të më çonte në parajsë. E çova drejt krevatit tim dhe nisa të zbërtheja xhinset. Në atë moment u kujtova se nuk isha depiluar, por “shkurrja” ime nuk i bëri përshtypje. Ishim të dy të zhveshur në krevat, kur ai vendosi prezervativin. Isha e eksituar dhe e lagur kur ai tentoi të penetronte. Një dhembje e fortë më ktheu në realitet, por nuk nxora zë. Nuk doja që ai ta merrte vesh se isha e virgjër. Ndërsa ai insistonte, më shpëtuan disa gulçime, që dukej se e ndiznin edhe më shumë. Brenda pak sekondash ai ishte brenda meje. Nuk arrita ta ndieja atë kënaqësinë e madhe që prisja. Vetëm u ndjeva e çliruar që e hoqa virgjërinë. Iu deshën pak minuta që të arrite orgazmën.
Frymëmarrja iu rëndua dhe gulçoi ndërsa e lëshoi trupin e tij mbi mua. Bëmë dush bashkë, por nuk shkëmbyem shumë fjalë. Uji i dushit mori një ngjyrë rozë, pasi përshkoi trupat tanë. Ai pa nga unë dhe më pyeti nëse isha me menstruacione. I thashë se mund të më kishin ardhur në atë moment. Kur u kthyem në dhomë dhe ndezëm dritën, në shtratin tim t’i merrte sytë një njollë e kuqe. Ai hodhi një vështrim nga unë, kurse unë nxitova që ta mbuloja pa i dhënë shpjegime. I thashë të ktheheshim në lokal përsëri dhe ashtu bëmë. Nuk besoj se jemi vonuar më shumë se 40 minuta. Askush nuk e kishte vënë re mungesën tonë. Gjatë asaj nate shkëmbyem disa shikime, por asnjë bisedë.
Nuk e doja për të dashur. Misionin e tij e kishte përmbushur. Të nesërmen mora vesh se ai kishte tentuar të çonte në shtrat edhe një nga shoqet me të cilat ndaja shtëpinë. Nuk më bëri përshtypje, vetëm krijova një ide më të qartë se me kë kisha të bëja. Vlente ks për aq sa e kisha përdorur unë, vetëm për të shpëtuar nga virgjëria. E kam të qartë se shumë prej jush që lexuat historinë time po më quani kurvë. Në fakt, nuk më intereson fare. Nuk jam penduar për atë që kam bërë, madje nëse doni të dini të vërtetën, ka raste kur ideja e asaj nate të vetme më eksiton. Për mua seksi është qejf dhe argëtim. Nëse doni të shkoni me shumë meshkuj sepse ju pëlqen, bëjeni. Nëse jeni më tepër monogamë dhe nuk doni të bëni seks deri sa të njihni njeriun e duhur, kjo është zgjedhja juaj. Për mua e vetmja gjë që ka rëndësi është që seksi duhet të bërë me dëshirën e të dy partnerëve dhe duhet të jetë argëtim.

Leave a Comment