Kur dikur dëgjoja se në botën perëndimore shumëkush dashurohej, por edhe martohej përmes internetit, nuk e kuptoja se për çfarë bëhej fjala. Sot, një vit pasi kam instaluar internetin në shtëpi, e kam të qartë se si kanë mundur ata perëndimorë të njoftohen, dashurohen por edhe të martohen në këtë formë virtuale të komunikimit.
Pa e pritur, një mbrëmje mu fut online në MSN një zonjë, e cila u prezantua si grua 45 vjeçare, mësuese dhe mjaftë e ngritur për nga kultura e komunikimit. Unë, si 25 vjeçar që jam, fillova të imagjinoj se si do të ishte që të kem një mësuese kaq më të vjetër se unë, e cila do të më mësonte edhe për “punët e shtratit”. Më duhet ta pranoj se shumë shpesh masturboj para kompjuterit, sepse ende nuk kam vendosua se me kë të martohem. Si beqar, shpesh ndjej nevojën për femër, por nuk mund të lavdërohem se mund të kem shpesh ndonjë femër, e cila do më shterte krejt energjinë rinore për sex.
Përshëndetje… jeni për bisedë? – mu drejtua zonja.
– Me kënaqësi, e nderuar. Por, do të doja të di moshën tuaj, sepse biseda do të jetë më kuptimplote, nëse e di që po flasë me një femër të pjekur dhe jo me ndonjë kullerkë – ia ktheva.
Asaj, si duket i lash përshtypje që në fillim dhe filloi të qeshej pa ndërprerë.
– A e din bre çun që unë jam e djegur se jo e pjekur – më tha zonja.
– Prandaj kërkova të di moshën. Unë jam 25-vjeçar – i tregova.
– Hahahahaha… e din se unë jam shumë më e vjetur se ti, bile kam mundur të të lind?! – rrëfehej zonja.
Megjithatë, unë insistoja pa ndërprerë të më tregoj moshën e saj, sepse më përshtatej në bisedë dhe, pse jo, edhe u mbusha epsh për faktin se është më e moshuar. Më kaploi dëshira që të më mbështillte ajo në gji, duke më përkëdhelur sikur nëna foshnjën, e unë t’i zbatoja mësimet e saj në praktikë.
– Unë morë çun i mirë jam 45-vjeçare, por ndihem shumë më e re se mosha që kam – më tha zonja.
– Natyrisht se duhet të ndiheni ashtu, dhe kurrë as mos e qoni mendjen kah pleqëria. Sidoqoftë, a mund ta kuptoj këtë se ju jeni aktive edhe në punët e shtratit? – e pyeta, pa një e pa dy.
– Natyrisht, por e kam të vështirë të lirohem me dikë, sepse në Kosovë të gjithë meshkujt, sapo e shfrytëzojnë një femër, u rrëfehen shokëve. Prandaj është rrezik të vendos në këtë drejtim – u ankua zonja, e cila ma bëri me dije se asaj “po i lëpihet” por që ndruan se po hetohet.
– Unë e nderuar jam tip që kënaqëm, pikërisht kur ajo kënaqësi është shumë diskrete dhe intime. Po më hetoi dikush se jam në lidhje me dikë, nuk ka më vend për kënaqësi – i thash.
Si duket, kjo thënie e imja ishte çelësi kryesor që ajo të lirohej menjëherë në bisedë dhe të harroj se në sapo u njohëm. Menjëherë filloi të më fliste për dëshirat dhe qejfet e saj. Ndërkohë që më tregoi se burri i saj më shumë ishte jashtë shtëpisë se sa me të. Më tha troç se i ishte mërzitur edhe jeta bashkëshortore, gjithnjë duke dëgjuar nga shoqet e saj se si burri po i ndiqte lokalet e natës, paralel me të rinjtë. Natyrisht se ai ishte i pasur, por që zonja me të cilën flisja dëshironte diç më shumë se pasuria materiale. Ajo më tha se është tejet e varfër shpirtërisht, sepse i mungonte mashkulli.
– Më beso se jam çmendur në pleqëri… Bile, me ta thënë të drejtën, do ta dëshiroja një çun si puna jote. Ama, nuk e di se sa je i fjalës – më tha pa ngurrim zonja.
Oh sa u josha pas saj… edhe unë fillova ti rrëfehem se do e dëshiroja pikërisht atë që është me e vjetër se unë dhe se kam qejf të më bëhej mësuese shtrati.
– Të premtoj se do të jem nxënës i mirë dhe i dëgjueshëm. Nuk do të dëshiroja të dëshpërohesh me mua – i thash.
I tregova drejtë se isha i kallur për zonja, sepse nga to kam se çka të mësoj. Ajo ma ktheu se të rejat janë edhe më të dijshme se të vjetrat, sepse, sipas saj, të rejat kanë më shumë përvojë.
– Megjithatë, më pranoni ju lutem në një kafe diku në qytet, sepse nesër nisem për në Prishtinë dhe do të jem herët në Prizren – i shash zonjës prizrenase.
Ajo më tha se do të pinte me kënaqësi një kafe, por më porositi të mos kërkoja më shumë, sepse që në fillim do me refuzonte nëse jam insistues. U pajtova me kërkesat e saj dhe mbaruam bisedën.
Të nesërmen, i hipa kerrit, u mbusha parfum dhe u vesha mirë. Me të arritur në Prizren, ashtu siç e kemi bërë fjalën u gjendëm në një restorant të vogël, por mjaftë i qetë dhe i përshtatshëm për biseda të tilla.
– Qenke zgjuar shumë herët – më tha zonja, e cila gjithashtu ishte rregulluar, tamam si mësuese.
– Më mirë të kishe pyetur nëse kam fjetur mbrëmë – ia ktheva, e që ajo përsëri qeshi dhe më “uroi” për gatishmërinë që çdo fjale t’i gjeja një kundërpërgjigje ekzotike, siç u shpreh ajo.
Duke pirë makiato, ne vazhduam bisedën e mbrëmshme, por vetëm se interesohej më shumë të dinte se çfarë punë kisha në Prishtinë të shtunën dhe sa ka rëndësi ajo punë. I tregova se asgjë nuk është protokollare dhe se mundja ta kryeja kurë të dëshiroja. Në fakt, unë fare nuk kisha punë në Prishtinë, por qëllimin e kisha që të takohesha me të. E nëse del diçka, do të shkoja edhe në hënë, jo vetëm në Prishtinë.
– Atëherë, nëse nuk të bëhem rëndë, po vij edhe unë se kam një punë të ngjashme si ti, jo protokollare – më tha zonja, e cila mu prezantua me emrin Drita.