Në një festë ku alkooli bënte efektin e tij, një vajzë beqare përfundoi në shtrat me kolegun e saj edhe pse e dinte që ai ishte i fejuar. Ajo vazhdoi ta mbante lidhje e saj të fshehtë por më pas filloi të kuptonte që gjërat nuk ishin ashtu siç ajo i mendonte. Në një letër dërguar psikologes së “The Sun” ajo ka rrëfyer historinë e saj.
Letra e vajzës
“Jam 27 vjeç dhe punoj në një agjenci turistike dhe së bashku me mua punojnë edhe shumë persona të tjerë. Para disa ditësh njëri nga kolegët do të largohej nga puna dhe vendosi që të organizonte një festë me të gjithë ne. Në mbrëmje ai mu afrua dhe filloi të flirtonte. Unë e dija që ishte i fejuar por kjo nuk më ndaloi ta vazhdoja bisedën. Pasi mbrëmja përfundoi ai më tha se nëse unë kisha dëshirë, mund të më çonte në shtëpinë time që të mos shkoja vetëm.
Pranova dhe e ftova brenda sepse shoqen e shtëpisë nuk e kisha atë natë. Hapëm një shishe verë dhe përfunduam duke bërë seks. Ajo natë ishte fantastike dhe aty fillova të ndjejë diçka për të. Ne vazhduam bashkë dhe jemi ende sot, por kam kuptuar që ai më mban vetëm për seks dhe lekë. Unë gjithnjë i jap atij hua por ai s’mi kthen asnjëherë. Unë e dua por nuk di si t’ia bëj…a duhet të vazhdoj me të?!”