HISTORIA/ “Tradhtoj burrin me komshiun, por …”

Një grua e martuar dhe nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer se si nisi tradhtinë me fqinjin e saj. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë, dhe tashmë ajo kërkon të ndahet prej tij, por kjo nuk është e lehtë për të. Ja çfarë i ka shkruar psikologes së “The Sun”:

Letra e gruas

“Seksi me fqinjin tim është fantastik dhe më bën të ndihem në qiellin e shtatë por më dridhet zemra kur mendoj se një ditë jam e detyruar ta ndaloj këtë histori. Ne jemi njohur para disa vitesh kur u shpërngulëm në të njëjtin apartament, por të dy ne jemi të martuar.

Unë jam 32 vjeçe dhe jam e martuar prej 10 vitesh dhe kam dy djem të adhurueshëm. Ndërsa dashnori im është gjithashtu i martuar dhe ka tre fëmijë.

Një ditë, kur im shoq kishte dalë me djemtë dhe gruaja e tij kishte ikur me pushime bashkë me fëmijët tek shtëpia e nënës së saj, ne u ulëm të pimë një kafe. Gjatë bisedës i rrëfyem njëri­tjetrit se nuk ishim edhe aq të lumtur në shtrat me partnerët përkatës. Kjo ishte dhe shkëndija e parë që na bëri të kuptonim se kishim nevojë për njëri­tjetrin.

Kështu vendosëm që të shkonim në shtëpinë e tij dhe të bisedonim më qetësisht… e sigurisht që përfunduam duke bërë seks dhe ishte çdo gjë aq perfektë. Prej asaj kohe ne takohemi vazhdimisht sapo na jepet mundësia dhe unë jam shumë e lumtur. Por kjo e jona nuk mund të vazhdojë sepse jemi të martuar dhe nuk mund të lëmë fëmijët rrugëve. E di që duhet të ndahem por nuk di se si. Ju lutem më jepni një këshillë të sinqertë”

Leave a Comment