Një histori ndryshe nga herët e tjera ka mbërritur në rubrikën e psikologes së ‘The Sun’ e cila duket se do të ndezë mjaft debat.
Një djalë i ri prej disa kohësh ka nisur një lidhje intime me tezen e tij dhe së fundmi edhe me shoqen e tezes.
Ja si ia tregon ai versionin e historisë së tyre psikologes Deidre.
Letra e djalit
“E dashur psikologe…
Unë bëj seks me dy gra të mëdha në moshë dhe ndonjëherë edhe me të dyja bashkë. Jam i dhënë pas të dyjave por njëra është…tezja ime.
Unë jam 24 vjeç dhe kur isha 19 vëllai im më i madh u martua. Atë ditë filloi dhe historia ime me tezen.
Diku nga fundi i ceremonisë, ajo më kërkoi ta shoqëroja deri tek makina e saj pasi donte të merrte diçka. Rrugës filloi të më puthte dhe më pas bëmë seks në makinë. Pas kësaj ne vazhduam të takoheshim tek shtëpia e saj dhe për një vit resht ishim të lidhur. Por të dy ne e dinim që po bënim gabim ndaj dhe u ndamë.
Unë u lidha me një vajzë tjetër por seksi me të në krahasim me tezen time ishte shumë i vakët. Pasi tezja e mori vesh që unë isha ndarë dhe më tha që dera e saj është e hapur nëse kam nevojë të flas me dikë. Një ditë vendosa të shkoja dhe aty gjeta edhe një shoqe të saj. Ato janë rreth të 40-ve por janë shumë seksi.
Pasi u tregova historinë e ndarjes të dyja më dhanë një përqafim dhe më pas…përfunduam duke bërë seks të tre.
Tani unë jam i lidhur me të dyja dhe i takoj herë veç e veç e herë të dyja bashkë. Ato e dinë këtë gjë, por janë të lumtura.
Unë kam edhe raste me femra në moshën time por nuk e di pse më tërheqin femrat e rritura dhe tashmë kam ngecur me to dhe nuk e ndryshoj dot këtë dëshirë”.