Historia/ Edhe pse e kam shok të ngushtë, nuk i them dot jo gruas …

Një burrë 31-vjeçar ka rrëfyer së fundmi për britaniken “The Sun” historinë e tij të tradhtisë me bashkëshorten e mikut të tij më të ngushtë.

Ai ka thënë se vazhdon të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e shokut dhe se i ka kërkuar asaj që të ndahet nga ai, por ajo nuk do ta lërë bashkëshortin dhe fëmijët.

Letra e djalit

Unë jam duke kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e shokut tim më të ngushtë. Unë dua të jem me të, por ajo nuk dëshiron të largohet nga miku im.

Me shokun jam njohur që nga shkolla dhe ishte shumë i emocionuar kur më njohu me të dashurën e tij dhjetë vjet më parë. Ajo ishte femra më e bukur që kisha parë ndonjëherë. Të gjithë ishim 19-vjeç në atë kohë.

Ata u ndanë pas disa muajsh dhe unë e mora të dashurën e tij për të pirë e ngrënë jashtë. Shkuam në kinema, e pastaj edhe për pije. E putha në ashensor dhe pastaj ndaluam paksa. Pastaj filluam sërish të putheshim dhe përfunduam duke bërë seks të nxehtë.

Ishte mrekullueshëm për mua, dhe ajo më tha se ishte shumë mirë edhe për të. Por, u shkatërrova kur ajo u bashkua sërish me shokun tim disa ditë më vonë. Ata përfundimisht u martuan, kështu që unë duhej ta largoja nga mendja, por ishte torturë e vërtetë.

Takova gruan time një vit më pas dhe u martuam 18 muaj më vonë. Tani jemi të gjithë nga 31-vjeç dhe të gjithë jetojm pranë njëri-tjetrit.

Shoku im dhe unë nganjëherë shkonim për të shikuar futboll së bashku. Gruaja ime dhe gruaja e tij u bënë shoqe të ngushta dhe kalonin shumë mirë. Shoku im dhe gruaja e tij kanë fëmijë të moshës dhjetë, nëntë dhe shtatë vjeç.

Unë kam dy, të moshës gjashtë dhe pesë, por gruaja ime më la për një tjetër burrë vitin e kaluar dhe mori fëmijët me vete. I shoh aq shpesh sa mundem, por ata vazhdojnë të më thonë se ishte shumë më mirë kur nëna e tyre dhe unë ishim së bashku.

Unë përjetova periudhë të vështirë dhe ndihesha shumë i vetmuar. Gruaja e shokut tim ishte krahu më i mirë për të qarë. Ai punon jashtë shumë dhe gruaja e tij filloi të vinte shpesh për të më vizituar mua kur ai nuk ishte në shtëpi.

Unë punoj me turne, kështu që ajo vinte në kohë të ndryshme, ndërsa fëmijët e tyre ishin në shkollë. Ajo më besoi mua, duke më thënë se ata nuk po e shohin më njërin-tjetrin në sy dhe filloi të qante. Unë nuk mund të përmbahesha. I dhashë asaj një përqafim dhe pastaj u puthëm. Kemi bërë seks dhe ishte mahnitëse. Kjo ka ndodhur disa herë, e tashmë u bë një vit.

I kam kërkuar asaj që të lërë bashkëshortin e saj dhe të jetë me mua, por ajo thotë se kjo mund të dëmtojë fëmijët e saj.

Leave a Comment