Një burrë 26-vjeçar ka rrëfyer së fundmi për “The Sun”, problemin e tij në shtrat me femrat. Ai ka treguar se deri tani ka humbur dy femra nga jeta e tij për shkak të “performancës” së dobët në krevat me to, dhe se frikësohet se edhe lidhja e tanishme do t’i përfundojë për të njëjtin problem.
Rrëfimi i djalit
Kam pasur marrëdhënie me femra të moshuara, por tani jeta ime seksuale është e tmerrshme.
Si një djalosh, unë kam qenë shthurur dhe kam pasur marrëdhënie me gra të panumërta. Por, kohët e fundit kam pasur dy marrëdhënie të dështuara, njërën dy vjet dhe tjetrën vetëm 18 muaj të tjerë. Të dyja përfunduan keq dhe unë jam lënduar shumë.
Të dyja femrat çrregulluan jetën time dhe më mashtruan, pastaj me hodhën kur dikush më i mirë së unë u doli përpara.
Unë tani jam një 26-vjeç dhe kam takuar një vajzë të bukur. Por, besimi im në shtrat është zero dhe s’mund t’ia dal. Në qoftë se nuk e zgjidhi këtë problem, do ta humb edhe këtë femër. Kjo po më shkatërron plotësisht.