Jo gjithmonë është e rëndësishme të kesh një trup të bukur. Thelbësore është që ta njohësh dhe të marrësh prej tij kënaqësi. Ja se si Trupi, në mënyrë të veçantë gjatë verës, zbulohet dhe vihet në dukje. Por ai nuk është thjesht një kornizë: nëpërmjet tij ne shprehim veten! Trupi është konsideruar gjithmonë poli i kundërt i shpirtit dhe i janë atribuar padrejtësisht vlera negative
Njerëzit hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin nëpërmjet fizikut dhe gjesteve, nëpërmjet pozicioneve dhe sjelljeve që flasin, me një gjuhë që paraprin fjalët. Për fat të keq, në shoqëri jemi të detyruar të përballemi me imazhin e idealizuar të papërsosmërisë estetike të trupit, të ofruar nga mjetet e komunikimit. Kështu rrezikojmë që të ndihemi më shumë të frustruar, se të nxitur për t’u përmirësuar. Duke parë trupin e tyre të zhveshur, shumë femra bien pre e ankthit. Arsyeja është që janë mësuar ta gjykojnë dhe krahasojnë me modele ideale shpesh të pamundura.
Arsyet duhet të jenë përballjet e shpeshta dhe të përditshme me velina e balerina dhe kalendarët “e rregulluar me kompjuter”, por nga një sondazh i fundit dilet në përfundimin se vetëm 36% e grave evropiane e konsiderojnë veten tërheqëse për partnerin, ndërsa 66% deklarojnë që nuk e pëlqejnë veten.
Kjo pasiguri në rritje shpjegohet me paaftësinë për t’u ndierë të kënaqura me trupin dhe feminilitetin e tyre: jo më kot menstruacionet janë përcaktuar nga të intervistuarat si një traumë e vërtetë mujore (68%), të afta për të krijuar tensione me partnerin (49%), ndërsa gjinekologu është për më shumë se 60% të grave “mashkulli që i tremben më shumë”, nga i cili duan të rrinë sa më larg të munden.
Në pamje të parë, gratë duken shumë të vëmendshme ndaj vetes dhe nevojave të trupit të tyre, por ky është një interes sipërfaqësor, që përfshin aspektin më të jashtëm siç është veshja dhe grimi. Por, sapo flitet për të hyrë në konfidencë me trupin e tyre në mënyrë më të thellë, ngrihen barriera psikologjike vërtet të vështira për t’u rrëzuar. Në të tilla raste, një edukim i qartë seksual dhe i jetuar pa tabu mund të ndihmonte gratë të njihnin veten më mirë dhe ta jetonin më mirë edhe feminilitetin e seksualitetin e tyre.
Për një jetë të lumtur seksuale është në fakt e domosdoshme të pranosh dhe të duash fizikun tënd: trupi i gjykuar dhe i kritikuar nuk jep kënaqësi aq sa një trup që vlerësohet dhe pëlqehet! Ja përse gratë duhet të mësohen të shohin veten, ta njohin dhe të kenë konfidencë me trupin e tyre si dhe ta duan fizikun e tyre.
Karakteristikat e trupit tonë, që i konsiderojmë defekte, shpesh nuk janë të tilla, përkundrazi duhen përdorur si “armë” tërheqjeje dhe joshjeje.
Të jesh e bukur nuk do të thotë të jesh e përkryer: po të jesh shumë e bukur rrezikon të trembësh ata persona që të ndikuar nga inferioriteti i tyre estetik, nuk duan të rrezikojnë refuzime zhgënjyese.
Gjithmonë duhet ta përmirësosh joshjen tënde seksuale, që vlen në një mënyrë të veçantë për të përmirësuar mundësitë e tua të tërheqjes ndaj të tjerëve, për të zgjuar interesin e partnerit, për t’u ndier më e sigurt në vetvete. Kjo, ama, pa rënë në një sulm sipërfaqësor kurash për “trup perfekt”, duke pasur para syve një model të ngrirë bukurie, të zhveshur nga pasionet, ndjenjat, kujtimet. Kush do të përmirësohet duhet të dijë të qëndrojë para një pasqyre: të shohë trupin e të mësohet ta respektojë. Sigurisht diçka nga ajo kornizë mund të jetë përmirësuar, por puna më madhe i përket brendësisë dhe pikërisht autostimës: kush nuk ka stimë për veten dhe nuk e vlerëson atë, si mund të shpresojë se të tjerët do ta bëjnë? Në rast se gjatë një gjendjeje intimiteti vëmendja është e përqendruar në faktin për të fshehur trupin sesa për ta shfaqur, frenimi bëhet një pengesë e vërtetë për të përjetuar plotësisht kënaqësinë e çastit.
Ajo që të gjithë duam për një jetë seksuale të kënaqshme nuk është të shkarkosh gjatë aktit seksual një impuls dhe një dëshirë, por marrëdhënia e dëshiruar me një person tjetër, sepse vetëm duke e dëshiruar tjetrin dhe duke u ndjerë objekt dëshire i tij, zbulon veten si trup dhe si person.
Zbulimi duhet të rrjedhë nga njohja. Të stabilizosh një konfidencë me trupin tënd është kryesore për të jetuar një jetë të mirë seksuale. Të eksplorosh, të prekesh, të njohësh pjesët e trupit dhe lëkurën tënde, të kuptosh cilat janë zonat e ndjeshme dhe cilat janë gjestet që të shpien në kënaqësi është e nevojshme për ta jetuar më mirë seksualitetin. Shumë femra mendojnë se autoerotizmi është një ekskluzivitet i meshkujve, por është në të kundërt dhe një kënaqësi femërore nga mund të marrësh një eksperiencë natyrale e të shëndoshë për një jetë seksuale të qetë.
Por si mund të ndihmohen femrat ta njohin trupin e tyre në anatominë, funksionimin, evolumin dhe në harmoninë e tij?
Si t’ia bësh që të jetuarit në mënyrë të kënaqshme e seksualitetit të jetë ngushtësisht e lidhur nga mrekullitë e trupit.
Si është thënë më parë: nëpërmjet njohjes
Trupi i femrave, shpesh pak i njohur dhe nga vetë ato, meriton respekt për të qenë i shijuar në tërësinë e tij të gëzimit, alegrisë dhe sensualitetit.
Të gjitha femrat e reja duhet të bëjnë një udhëtim që nis nga njohja anatomike e trupit, për të kaluar në zbulim të “mekanizmit të funksionimit”.
Të kuptuarit se si përsëritet cikli magjik i ovulimit lejon të kuptohet në mënyrë të qartë funksionimi i sistemeve kontraceptivë.
Vetëm nëpërmjet njohjes së sistemeve të tilla, gratë mund të zgjedhin me vetëdije si të jetojnë jetën seksuale në liri dhe autonomi të plotë, për të arritur një kënaqësi të çliruar nga dyshimet dhe shqetësimet. Një kënaqësi vetëm fiziologjikisht është përcaktuar si “orgazëm”, por që është shumë më tepër: një përvojë që përfshin gjithë jetën personale dhe lidhjen. Mos të harrojmë, se kënaqësia nuk koinçidon vetëm me gjininë, por është një shfaqje mendore që ka nevojë dhe për kënaqjen e imazheve mendore. Të reagosh pa ndrojtje nga trupit tënd, pa u munduar ta fshehësh, sjell një kënaqësi jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë njerëzit që të rrinë pranë.
Somario
Në shoqëri jemi të detyruar të përballemi me imazhin e idealizuar të papërsosmërisë estetike të trupit, të ofruar nga mjetet e komunikimit. Kështu rrezikojmë që të ndihemi edhe më shumë të frustruar
Të eksplorosh, të njohësh pjesët e trupit dhe lëkurën tënde, të kuptosh cilat janë zonat e ndjeshme dhe cilat janë gjestet që të shpien në kënaqësi është e nevojshme për ta jetuar më mirë seksualitetin