Ja një histori tepër interesante që ka mberritur në adresë të psikologes së tabloidit britanik “The Sun”. Lexojeni dhe jepni komentin tuaj në facebook!
Letra e djalit
3 vite më parë kam njohur të dashurën time. Ajo ishte 42 vjeçe ndërsa unë 25 vjeç. U njohëm gjatë pushimeve. E dashur ime është tepër e vjetër, ajo është sa nëna ime, ndoshta edhe pak më e madhe, por ajo ishte mahnitshme në seks dhe ka një trup në super formë.
Në u takuam kur ishim me pushime, tre vite më parë, në një bar, krejt rastësisht, shkëmbyem disa herë shikimet, një natë në përfunduam në dhomën e saj të hotelit. Kryem marrëdhënie e çdo gjë shkoi mirë. Po ashtu vazhduam dhe për tre vite ne jemi takuar shpesh herë, ne nuk kemi qenë larg njërit tjetrit.
Më parë nuk kam patur kurrë një të dashur të tillë për sa i përket marrëdhënies seksuale. Ajo ishte entuziaste dhe gati të provonte gjithçka. Ajo kishte një punë të mirë dhe një shtëpi të bukur. Ne po shpenzonim gjithçka edhe kohë edhe para së bashku, nuk e kisha menduar ndonjëherë një lidhje të tillë. Ajo ka dy djem, por ata ishin të dy larg në universitet dhe po ashtu unë kam marrëdhënie të mira me ta. Unë nuk kisha një punë, ajo madje më ofroi një ndihmë financiare për universitetin, po ashtu me siguroi edhe praktikën në një kompani të madhe. Por gjithçka ndryshoi më pas. Ajo filloi të ndihej shumë xheloze për mua nga shoqet e universitetit. Po ashtu edhe me koleget e mia në punë, filloi të dyshonte në gjithçka. Ajo nuk më besonte më , por mendonte se unë flisja me çdo grua që më dilte para. Kështu ajo mendon se e dashura ime mund të jetë çdo gocë e cila shoqërohet me mua. Ajo filloi të dëshpërohet dhe jeta jone seksuale ra fare, filloi te behej një marrëdhënie e bezdisshme.
Unë ndihem i mërzitur me këtë situatë, ajo po bëhet shumë e vjetër dhe e mërzitshme për mua. Para disa muajsh unë u zhvendosa në një banesë tjetër, tanimë nuk jetoj më me atë edhe pse kontaktet nuk i kam ndërprerë përfundimisht. Por ajo tani thotë se ajo dëshiron të kthehet sërish me mua, dhe çdo ditë po më bombardon me mesazhe dhe thirrjet telefonike duke thënë se ajo më do dhe se ka ndryshuar. Është fiksuar marrëzisht pas meje, kontakton miqtë e saj për ti pyetur për mua. Së fundmi ka sulmuar edhe dy koleget e mia, pasi më kishte ndjekur kur kisha qenë nën shoqërinë e tyre. Unë nuk kam asnjë ide se çfarë të bëjë, por unë nuk mund të vazhdojë kështu, duke u lidhur me një grua që tanimë kam filluar të ndjej neveri. Çfarë do të më këshillonit?