Ja çfarë ndikimi ka seksi te nënat e stresuara, sipas studimit

Një studim i ri ka zbuluar se seksi mund të ndihmojë nënat me fëmijë të vegjël që të shmangin efektet e dëmshme të stresit, veçanërisht çrregullimet metabolike. Te kjo kategori nënash me fëmijë të çrregullimeve të ndryshme, nga spektri autik te problemet fizike, rezultatet e studimit dëshmuan se ato që kishin rregullisht aktivitet seksual treguan nivele më të larta të hormoneve metabolike të shëndetshme, sesa nënat që nuk ishin seksualisht aktive.

Stresi afatgjatë është i dëmshëm për trupin, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, depresionit, goditjes në tru dhe obezitetit. Ndërkohë, hulumtimet kanë treguar se çdo aktivitet fizik i shtuar mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tilla.

“Duke marrë parasysh pasojat e dëmshme që stresi kronik mund të ketë në shëndet është thelbësore të eksplorohen faktorët mbrojtës. Si një studiues i marrëdhënieve, unë jam veçanërisht e interesuar se si aspekte të ndryshme të përvojave tona mund të kenë një rol mbrojtës,” thotë Yoobin Park, studiuese në “University of California” në San Francisco.

Studiuesit pyetën 183 gra të moshës 20 deri në 50 vjeç, me të paktën një fëmijë midis moshave 2 dhe 16 vjeç, për të marrë pjesë në vlerësimet e rregullta të shkallës së stresit gjatë dy viteve.

Gjatë çdo periudhe vlerësimi, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin pyetësorë 7-ditorë dhe vizita klinike për të mbledhur të dhëna shëndetësore, duke përfshirë mostrat e gjakut për treguesit kryesorë metabolikë, si insulinën, rezistencën ndaj saj etj. Duke pyetur nënat çdo ditë nëse kishin pasur aktivitet seksual një natë më parë, ndërkohë që u matën edhe tregues të tjerë të lidhur me kënaqësinë e përgjithshme.

Ato që raportuan se kishin bërë seks të paktën një herë gjatë periudhës së vlerësimit 1-javor u konsideruan seksualisht aktive. Pasi u mblodhën të dhënat, gjithsej 101 gra kishin treguar se ishin ose vazhdimisht seksualisht aktive ose vazhdimisht joaktive.

Nënat që kujdeseshin për të paktën një fëmijë me çrregullime u përfshinë në grupin e “stresit të lartë”, në dallim nga nënat e tjera të caktuara “me stres të ulët”.

Pra, nënat shumë të stresuara kishin më shumë shanse të shfaqnin nivele më të larta të insulinës dhe rezistencës ndaj saj, përveç rastit kur aktiviteti seksual ishte një faktor. Krahasuar me grupin me stres të ulët, nënat që nuk ishin seksualisht aktive, ishin të prirura për të përjetuar stres të lartë dhe rrjedhimisht, dolën shumë më keq se ato që bënin më shumë seks.

Leave a Comment