“20 vite më e vogël, por një dashnore shumë e mirë sepse …”

Një 43-vjeçar tradhton bashkëshorten me një vajzë të re pasi kjo e bën të ndihet mirë dhe i plotësuar. Duket se edhe vajza e gjen veten mirë në krahët e tij ndaj i ka kërkuar që të jetojë me të.

Problemi i tij qëndron tek bashkëshortja…Ja çfarë i ka treguar ai psikologes së ‘The Sun’.

Letra e burrit

“Kam lidhje me një vajzë sa gjysma e moshës sime dhe seksi me të është fantastik…në ndryshim nga ai me bashkëshorten.

Unë jam 43 vjeç dhe kam shumë vite i martuar me bashkëshorten time por nuk kemi fëmijë. Prej disa vitesh ne jemi bërë më shumë si shokë sesa si çift sepse ajo e ka lënë veten shumë pas dore dhe jeta jonë intime është shumë e vakët…

Pranë punës sime është një dyqan i lirë peshku në të cilin punon një vajzë shumë simpatike. Nuk kam guxuar asnjëherë ta ngacmoj apo t’i flas për diçka më tepër mes nesh sepse s’kam menduar që një vajzë e re do të m’i hedhë mua sytë.

Por një ditë ndërsa po kthehesha nga puna e takova rrugës dhe kështu ecëm bashkë…kjo që u përsërit për ditë me radhë deri sa pas një farë kohe ajo më ftoi në shtëpinë e saj. Përfunduam duke bërë seks dhe kështu nisëm një lidhje të fshehtë.

Tan i unë jam dashuruar pas saj dhe ajo pas meje, madje më ka kërkuar që të filloj të jetoj me të. Edhe unë e dua këtë gjë por nuk dua që ta lëndoj bashkëshorten time me ndarjen tonë. Dua të gjej një mënyrë të lehtë për t’ia thënë pa e lënduar por nuk di si?!”

Leave a Comment